Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALESHENDETESIDita Botërore e Sindromës Down

Dita Botërore e Sindromës Down

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në Ditën Botërore të Sindromës Down drejtoi një mesazh sensibilizimi, ku shpreh angazhimin për të bërë më të mirën për një nga kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, nxënësit me këtë sindromë dhe aftësi ndryshe. “Ata kanë një kromozom më shumë, ndaj kanë nevojë që ne t’u falim edhe dashuri më shumë. Sot, në Ditën e Sindromës Down, por edhe çdo ditë tjetër të vitit, duhet të reflektojmë të gjithë si shoqëri se këta fëmijë kanë nevojë për më shumë mbështetje, përkrahje dhe përqafime”, theksoi Kushi. Ministrja Kushi tha se “do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të bërë më të mirën për ta dhe të gjithë fëmijët me aftësi ndryshe, bashkë me mësuesit ndihmës, shërbimin psiko-social dhe stafet tona në çdo shkollë”. “Ndërkohë së shpejti edhe transformimi i shkollave speciale në qendra burimore do të garantojë një mbështetje më të madhe dhe shërbime më të specializuar”, tha Kushi. Në dhjetor 2011, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka shpallur 21 marsin si Ditën Botërore të Sindromës Down. Aktualisht në sistemin arsimor ka rreth 3600 nxënës me aftësi të kufizuara, ndër të cilët rreth 140 i përkasin kësaj sindrome. Mësuesit ndihmës të përfshirë në sistemin arsimor parauniversitar janë rreth 1700 mësues ndihmës, që e çon raportin 1 mësues ndihmës për 2 nxënës me aftësi të kufizuar, një raport i përafërt ky me atë të BE-së. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ