NATO do të përshpejtojë përpjekjet për të grumbulluar pajisje përgjatë kufirit lindor dhe do të caktojë dhjetëra mijëra forca të afta për të nxituar në ndihmë të aleatëve, shkruan Politico Europe. “Në pranverë do të prezantohen planet e përditësuara të mbrojtjes rajonale”, shkruan Politico. Shifrat do të jenë të larta: zyrtarët kanë hedhur idenë se nevojiten deri në 300 000 forca të NATO-s. Megjithatë, plani mund të komplikohet nga nevoja për më shumë trupa, armë dhe pajisje. “Do të jetë shumë e mbushur me njerëz”, vuri në dukje Ben Hodges, ish-komandant amerikan në Evropë. atsh