Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENumri i aksidenteve në shkurt u rrit me 14.3 %

Numri i aksidenteve në shkurt u rrit me 14.3 %

Numri i aksidenteve në muajin shkurt u rrit me 14.3 %, duke shkuar në 88, nga 77 që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Instituti i Statistikave publikoi sot raportin mbi aksidentet rrugore në muajin shkurt sipas të cilit, numri i të aksidentuarve, të vrarë dhe të plagosur, rezulton 123 persona nga 100 në muajin shkurt 2022. Referuar raportit të INSTAT-it, aksidentet rrugore, në 81.8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 35-44 vjeç, duke zënë 22.7 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 11.1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments