Masa 1 e Skemës Kombëtare është për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, që financohen në vlerën deri në 10 000 lekë/krerë, por jo më shumë se 500 000 lekë për subjekt. Përfitues të mundshëm janë fermerë individualë, SHBB, person fizik ose juridik. Aplikanti duhet të ketë në tufën bazë jo më pak se 10 krerë lopë, të matrikulluara; Kafshët e tufës bazë duhet të jenë të regjistruara në sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve- RUDA dhe aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR dhe AZHBR. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njofton se, të 6211 blegtorët në shkallë vendi, aplikantë në Skemën Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë 2022 “Për mbarështimin e blegtorisë”, përfituan financim nga kjo masë. Blegtoria vitin e kaluar zuri dhe peshën më madhe të mbështetjes në Skemën Kombëtare ku u disbursuan 1.52 miliardë lekë për blegtorët, me një numër total prej 972 302 krerësh. atsh
Nisin aplikimet në Skemën Kombëtare, prioritet mbështetja ndaj blegtorëve
RELATED ARTICLES