Deri në orët e mesditës territori i Kosovës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin, KU më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore dhe Jugore të Kosovës. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli shtim gradual të vranësirave në të gjithë territorin, KU më të theksuar pritet që vranësirat të jenë në zonat Veriore dhe Lindore. Zhvillimi i anticiklonit të Azoreve do sjelli dominim të kushteve të qëndrueshme atmosferike dhe rritje të temperaturave të ajrit në rajonin e Ballkanit, duke diktuar motin edhe në territorin e MV. Parashikohet që në gjatë paradites të ketë intervale të gjata me kthjellime në të gjithë vendin. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që të ketë kalime të pakta të vranësirave. Temperaturat e ajrit do të rriten, KU minimalet do të rregjistrojnë 3°C dhe maksimumet deri në 14°C. Europa Jugore dhe Lindja e kontinentit do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, Ku më të dukshme kthjellimet do të MBETEN në Jug të gadishulli të Ballkanit. Ndërsa Europa Qëndrore dhe Ishujt Britani parashikohet të jenë në mbizotërimin e vranësirve të shpeshtatë cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Po_ashtu Vendet Nordike vijojnë të jenë me vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje dëbore.
Rajoni,Europa Moti-E Hënë, 20 Mars 2023
RELATED ARTICLES