Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoletenberg, tha se bisedimet në Ohër janë të rëndësishme dhe se pret nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të angazhohen në mënyrë konstriktive dhe të bëjnë përparim. “Ky është çelësi për stabilitet të qëndrueshëm dhe të ardhme evropiane dhe euro-atlantike të rajonit”, shkroi Stoltenberg nv Twitter. Ai shtoi se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, do të vazhdojë të punojë për një Kosovë të qëndrueshme dhe paqësore. atsh