Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMiratohet metodologjia e llogaritjes së çmimit mesatar të shitjes së banesave

Miratohet metodologjia e llogaritjes së çmimit mesatar të shitjes së banesave

Këshilli i Ministrave miratoi sot metodologjinë për llogaritjen e çmimit mesatar të shitjes së banesave në treg. Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave mbështetur në Kushtetutë dhe në ligjin “Për strehimin social”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, miratoi metodologjinë që shërben për llogaritjen e çmimeve mesatare të shitblerjes së banesave në treg, me qëllim përdorimin e tyre nga Enti Kombëtar i Banesave (EKB) ose njësitë e vetëqeverisjes vendore. Metodologjia shërben për të vlerësuar, nëse në territorin e një njësie të vetëqeverisjes vendore është më ekonomike të ndërtohen banesa të reja apo të blihen nga tregu; për ta përdorur si nivel reference, në rastet kur vendosin të blejnë banesa në tregun e lirë, për të përcaktuar kufirin maksimal të kreditimit. Po ashtu, metodologjia shërben për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave dhe përllogaritjen e çmimeve mesatare brenda 10-ditëshit të parë të çdo katërmujori, duke filluar nga muaji tetor. Agjencia Shtetërore e Kadastrës i përcjell Drejtorisë së Përgjithshme të EKB-së të dhëna për të gjitha transaksionet e kryera nga regjistrimi i kontratave për titujt e pronësisë. Çmimet e shitblerjes në treg të lirë merren për transaksionet e kryera për banesa shumë familjare të cilat janë të ndërtuara para viteve 1990 dhe pas viteve 1990; ndodhen në zona dhe nënzona kadastrale; janë me sipërfaqe të ndryshme, të ndara sipas strukturave: Garsoniere/Studio (G/S), Mansard (M), 1+1, 2+1 dhe 3+1. Llogaritja e çmimeve mesatare kryhet nga EKB-ja, brenda muajit nëntor, për çdo transaksion të kryer, sipas zonave kadastrale, të çmimit të shitjes për metër katror sipërfaqe banese dhe pasqyrohet. EKB-ja përcjell menjëherë pranë ministrisë përgjegjëse për strehimin tabelat e plotësuara. Mesatarja e çmimeve të tregut për çdo zonë kadastrale llogaritet si mesatare aritmetike e të gjitha çmimeve për metër katror. Ngarkohen ministria përgjegjëse për strehimin, Enti Kombëtar i Banesave, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij udhëzimi. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments