Konsiderohen të gjitha format e ujit që gjenden në atmosferë dhe që arrijnë të bien në sipërfaqen e tokës në gjendje të ngurtë apo të lëngët. Reshjet formohen brenda vranësirave atëherë kur pikat e ujit arrijnë madhësi të mjaftueshme për të mposhtur jo vetëm rrymat e ajrit që ngjiten lart por edhe fërkimin me ajrin. Rritja e pikave të ujit ndodh gjatë procesit të bashkimit të piklave të vogla në pika më të mëdha rreth bërthamave të kondensimit si edhe nga avullimi i pikave më të vogla dhe avujt e tyre kondensohen në pikat e mëdha. Që pikat e shiut të arrijnë sipërfaqen e tokës duhet të kenë një rreze të madhësisë nga 0.1 në 3.5 mm (pikat e shiut me rreze mbi 3.5 mm copëtohen në pikla më të vogla, gjatë rënies). Reshjet e ngurta të dëborës apo breshërit formohen brenda vranësirave të cilat kanë në përmbajtie të tyre pika të tejftohura të ujit dhe kristale akulli. Kristalet e akullit krijohen “në kurriz” të pikave të tejftohura të ujit sepse kur një kristal akulli prek një pikëz uji, ajo ngrin dhe ky proces vazhdon deri sa kristalet e akullit rriten mjaftueshëm dhe bien drejt tokës.
A e di se Reshje Atmosferike ?!
RELATED ARTICLES