Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAEscobar vjen në Prishtinë,për takimin e 18 marsit

Escobar vjen në Prishtinë,për takimin e 18 marsit

Pas vizitës në Beograd, emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të vij sot në Prishtinë. Ai pritet që nesër (e premte) të takohet me kryeministrin Albin Kurti, njofton zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Edhe nga Presidenca njoftojnë se takimi i presidentes Vjosa Osmani me amerikanin Escobar, do të mbahen të premten. Pas takimeve në Beograd, Escobar i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të jenë konstruktive dhe fleksibile në takimin e Ohrit që mbahet më 18 mars. “Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon”, deklaroi Escobar, në një konferencë për medet në Serbi. Ai tha se SHBA-ja do që të dyja palët të jenë serioze në kërkimin e këtyre mundësive dhe të gjejnë një mënyrë për të qenë fleksibile dhe konstruktive, për të shfrytëzuar këtë mundësi që të ofron jo vetëm Evropa, SHBA-ja, por edhe komuniteti transatlantik. “Pritjet tona janë që të dy liderët të jenë në gjendje të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe se ata do të punojnë për ta bërë këtë marrëveshje realitet. Të mendojnë për pengesat, të kërkojnë mënyra për t’i kapërcyer ato dhe të largohen nga takimi duke kuptuar se do të vazhdojnë të punojnë deri në zgjidhje”, ka thënë amerikani Escobar. Sipas tij, kjo është një marrëveshje për normalizim, jo për njohje, por ai përsëriti qëndrimin e SHBA-së se Kosova është shtet i pavarur me integritet territorial dhe sovranitet. “Kjo nuk ka të bëjë me këtë”, u shpreh ai. Përfitimet e kësaj marrëveshjeje, tha Escobar, janë integrimi më i shpejtë ekonomik, jo vetëm i Kosovës dhe i Serbisë, por i gjithë rajonit. RTK

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments