I gëzuar që e nis ditën time në Tiranë, ku do të mbajmë Këshillin e Stabilizim-Asociimit me kryeministrin Edi Rama, shkruan në Twitter përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell. ”Historikisht për herë të parë në Shqipëri. Kjo pasqyron angazhimin e qartë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe vlerësimin për orientimin e saj strategjik edhe në politikën e jashtme”, përfundon komenti i Borrell në Twitter. Borrell dhe komisioneri Evropian për fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi vizitojnë sot Tiranën. Borrell do të takohet me kryeministrin Edi Rama përpara se të kryesojë Këshillin e 12-të të Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri në Tiranë. Shqipëria do të përfaqësohet nga Rama ndërsa Komisioni Evropian do të përfaqësohet nga komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi. atsh