Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAA e dini se Atmosfera e Tokës ?!

A e dini se Atmosfera e Tokës ?!

Përbëhet nga shtresa të ndryshme ajrore, bazuar në temperaturën dhe përmbajtjen me gaze të secilës shtresë duke filluar nga shtresa e poshtme që është troposfera deri në 500 km mbi sipërfaqen e Tokës, ku shtrihet shtresa e fundit ekzosfera. Troposfera është shtresa më e poshtme ku ndodh shumica e aktivetitetit atmosferik dhe shtrihet në 14 km e para të atmosferës. Temperatura në këtë shtresë ulet me 6.5°C për cdo km ngjitje nga sipërfaqja e tokës. Stratosfera është shtresa e dytë e cila shtrihet deri në 90 km nga sipërfaqja e tokës dhe përmban pjesën më të madhe të ozonit të atmosferës. Në këtë shtresë ndodh e kundërta, temperatura rritet me lartësinë për shkak të thithjes së rrezeve ultraviolet nga gazi ozon. Shtesa e ozonit shërben si mburojë e rrezatimit të dëmshëm diellor. Mesosfera është shtresa mbi stratosferën, ku temperatura përsëri fillon të ulet me ngjitjen në lartësi duke arritur minimumin prej -90°C e cila vijon me shtresën e Termosferës ku temperatura e ajrit përsëri rritet me lartësinë për shkak të thithjes së rrezatimit ultraviolet dhe rrezeve X që bien nga dielli. Jonosfera është shtresa e parafundit e atmosferës ku rrezatimi diellor rrëzon elektronet nga molekulat dhe atomet duke i kthyer ato në “jone” me një ngarkesë pozitive. Përqëndrimi i joneve dhe elektroneve në këtë shtresë ndryshon gjatë natë-ditës dhe sipas stinëve të vitit dhe në këtë shtresë, ndodh edhe reflektimi dhe përthithja e valëve të radios. Ekzosfera është shtresa e fundit e atmosferës që quhet mbështjellja e jashtme dhe përmban sasi të pakta të atomeve oksigjen dhe hidrogjen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments