Aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, fillojnë më datë 20 mars deri më 11 prill 2023. Përfitues janë fermerët e serrave dhe tuneleve plastike, vreshtave, blegtorët, bletarët, peshkatarët dhe atyre që aplikojnë për certifikimet Global Gap dhe Organike. Ndërkohë, skemat e vitit 2023 përfshijnë edhe grante për investime në asete fikse, për ndërtimin e tregjeve bujqësore dhe të kafshëve të gjalla dhe thertoret. Gjithashtu pjesë e skemave të mbështetjes do të jenë edhe trajnimet dhe transferimi i njohurive në fushën e bujqësisë dhe të zhvillimit rural nga UBT-së, krahas skemës së naftës që vijojë për të tretin vit radhazi me një buxhet prej 1.4 miliardë lekë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se, ashtu sikurse dhe vitin e kaluar, aplikimet kryhen vetëm online në portalin e-Albania dhe fermerët mund të marrin informacion në Agropika, për mënyrën dhe modalitetet. Krifca bëri të ditur se, Skema Kombëtare e mbështetjes në Bujqësi 2023 adreson një buxhet të shtuar në vlerë totale prej 3.3 miliardë lekësh. Ministrja theksoi se, 20 agropika në të gjithë vendin dhe zyra e AZHBR-së janë në dispozicion të informimit të fermerëve për çdo paqartësi dhe këshillim. Viti 2022 shënoi volumin më të madh të aplikimeve si asnjëherë më parë, në Skemën Kombëtare të mbështetjes për Bujqësinë, ku përfituan 49,000 fermerë. Vendin kryesor e shënoi masa për blegtorinë me rreth 43.6 % të aplikimeve, ndjekur nga kultivimi i grurit me rreth 24.7 % dhe mbështetja për bletarinë me rreth 18.2 % të totalit të aplikimeve. Sa i takon skemës për mbështetjen e fermerëve me naftë falas. Shteti subvencionon 80,4 lekë nga çmimi i naftës që përfshin akcizën, taksën e qarkullimit, karbonit dhe TVSH-në. Për 2022 përfituan 34,731 fermerë naftë pa taksa me vlerë fond financimi 1,95 miliardë lekë. atsh
Skema e mbështetjes në Bujqësi, aplikimi nis më 20 mars
RELATED ARTICLES