Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREDita Ndërkombëtare e Luftës kundër Islamofobisë

Dita Ndërkombëtare e Luftës kundër Islamofobisë

Sot është Dita e Luftës kundër Islamofobisë. Për herë të parë kjo ditë u kremtua më 2021, pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara kishte adoptuar një rezolutë të sponsorizuar nga 60 vende anëtare të Organizatës për Bashkëpunimin Islamik, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Dokumenti theksonte se, terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm nuk mundet dhe nuk duhet të lidhen me asnjë fe, kombësi, civilizim apo grup etnik. Rezoluta e OKB bëri thirrje për një dialog global për promovimin e kulturës së tolerancës dhe paqes, bazuar në respektin për të drejtat e njeriut dhe në diversitetin e feve dhe besimeve. Islamofobia është frikë, paragjykim dhe urrejtje ndaj myslimanëve, gjë që çon në provokime, armiqësi dhe intolerancë me anë të kërcënimit, ngacmimit, abuzimit etj. Një raport i kohëve të fundit i Kombeve të Bashkuara zbuloi se dyshimi, diskriminimi dhe urrejtja ndaj myslimanëve, ka arritur nivele epidemie. Ishin sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 ato që sollën në vëmendje myslimanët, si terroristë të mundshëm dhe njerëz në rrezik radikalizimi. Dita e Luftës kundër Islamofobisë vjen pikërisht për të luftuar këto stereotipe të dëmshme. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments