Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve të shumta në pothuajse gjithë territorin e Kosovës, KU më të dukshme orët me diell do të jenë në zonat perëndimore dhe Jugore. Ndërsa pasditja dhe kryesisht mbrëmja do të shfaqin vranësirat në të gjithë vendin, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të riten në Kosovë, KU maksimumet do të ngjiten edhe në 15°C. Kushtet e qëndrueshme atmosferike kanë përfshirë të gjithë territorin e MV duke bërë që deri në orët e pasdites pothuajse i gjithë vendi të jetë në mbizotërmin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Ndërsa në vijim pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në territor, KU më të fokusuara do të jenë në zonat Veriprenëdimore gjatë orëve të vonë të natës. POR nuk do të mundë të sjellin reshje në MV. Zhvillimi i Ciklonit të Islandës do të diktojë kushtet atmosfrike në pothuajse të gjithë kontinentin Europina duke sjellë mot të paqëndrueshëm, KU Vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit PARAQITEN me vranësira dhe reshje dëbore. Gjithashtu me reshje shiu PARAQITET Europa Qëndrore dhe Veriu i rajonit të Ballkanit. Ndërsa pjesa tjetër e gadishullit të Ballkanit dhe Europa Jugperëndimore parashikohet të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.
Rajoni-Europa Moti-E Martë 14 Mars 2023
RELATED ARTICLES