Çdo qytetar që ka një lejedrejtimi kombëtare të vlefshme, mund të aplikojë lehtësisht për t’u pajisur me lejedrejtimi ndërkombëtare, përmes portalit e-Albania.
Lejedrejtimi ndërkombëtare që lëshohet në Republikën e Shqipërisë është në përputhje me modelin e Konventës së Vjenës “Mbi qarkullim rrugor”, e 8 Nëntorit 1968, e ndryshuar.
Vlefshmëria e lejedrejtimit ndërkombëtare lëshohet gjithmonë brenda kufijve të vlefshmërisë së lejedrejtimit kombëtar të zotëruar, dhe me afat vlefshmërie, jo më shumë se tre vjet. Lejedrejtimi ndërkombëtare lëshohet nga çdo Drejtori Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor, pavarësisht vendbanimit.
Leja e drejtimit ndërkombëtare është e domosdoshme për qarkullim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe duhet të jetë e shoqëruar gjithmonë me lejedrejtimin kombëtare.
Pas aplikimit online në portalin e-Albania, qytetari duhet të paraqitet pranë drejtorisë rajonale tek e cila ka aplikuar, për të tërhequr lejen e drejtimit ndërkombëtare.
Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti janë; dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti dhe, për shtetasit e huaj, pasaportë); fotokopje e lejedrejtimit kombëtare të vlefshme; foto dokumenti (me ngjyra), përmasa 4 x 5 cm, me pamje ballore dhe sfond pa ngjyra ; mandat pagesa prej 500 për tarifën e shërbimit për pajisje me lejedrejtimi ndërkombëtare.
Leja e drejtimit ndërkombëtare i jepet aplikantit në momentin e paraqitjes së tij fizike në sportel. atsh