Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Pheniani lëshon dy raketa përpara manovrave ushtarake SHBA-Kore e Jugut

 Pheniani lëshon dy raketa përpara manovrave ushtarake SHBA-Kore e Jugut

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa nga një nëndetëse në Detin Lindor, i njohur gjithashtu si Deti i Japonisë, gjatë fundjavës, njoftoi sot Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA).

KCNA-ja e kontrolluar nga shteti tha se dy raketa strategjike u lëshuan nga nëndetësja “8.24 Yongung” gjatë një stërvitjeje nënujore dje në mëngjes.

“Nëndetësja ishte në ujërat e gjirit Kyongpho dhe goditi me saktësi objektivin e paracaktuar, në Detin Lindor pasi udhëtoi 1500 kilometra në orbita fluturimi, për më shumë se dy orë”, raportoi KCNA.

Shtabi i përgjithshëm i Koresë së Jugut konfirmoi testimin e armëve, por një zëdhënës tha se kishte dallime midis të dhënave të regjistruara dhe informacionit të dhënë nga Koreja e Veriut.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut tha se Pheniani po monitoronte situatën në gadishullin Korean, në të cilin imperialistët amerikanë dhe forcat e Koresë së Jugut po bëhen gjithnjë e më të pa maskuar në manovrat e tyre ushtarake anti-DPRK (Republika Popullore Demokratike e Koresë së Veriut).

Koreja e Jugut dhe SHBA-ja do të nisin sot një tjetër stërvitje ushtarake të madhe të quajtur “Mburoja e Lirisë”.

Të premten, media e kontrolluar nga shteti i Koresë së Veriut citoi sundimtarin Kim Jong Un i cili tha se ushtria duhet të përgatitet për një luftë të mundshme në gadishullin Korean duke intensifikuar manovrat ushtarake për të përmirësuar gatishmërinë në vend. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments