Friday, October 18, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKreu i “Wagner”,kandidon për president në Ukrainë

Kreu i “Wagner”,kandidon për president në Ukrainë

Kreu i forcës mercenare ruse “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, njoftoi se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, edhe pse jo në Rusi, siç ishte spekuluar përkohësisht, por në Ukrainë.

Prigozhin, 61 vjeç, tërhoqi vëmendjen pasi publikoi njoftimin e tij të rëndësishëm përmes një videomesazhi dje në mbrëmje.

Ai tha se do të kandidojë kundër presidentit actual, Volodymyr Zelensky dhe paraardhësit të tij, Petro Poroshenko.

Udhëheqësi i “Wagner” është i njohur për ironinë e tij ndaj kundërshtarëve të tij.

Prigozhin pranoi më herët se korrupsioni ishte shumë i përhapur në vendin e tij.

Megjithatë, ai tha se nuk do të zbulonte kurrë lidhjet e tij korruptive.  atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments