Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIÇfarë i ndodh,kur hani një mollë çdo ditë

Çfarë i ndodh,kur hani një mollë çdo ditë

E preferuara e romakëve dhe grekëve të lashtë, molla është përdorur për shekuj për të parandaluar dhe trajtuar një sërë sëmundjesh dhe është e njohur për përfitimet e saj ushqyese. Konsumimi i rregullt i mollëve është i lidhur me rezultate pozitive për sëmundje të ndryshme duke përfshirë diabetin, osteoporozën, madje dhe kancerin. Fruti i shëndetshëm nuk është një kurë, madje mund të sjellë disa efekte anësore të pakëndshme për disa njerëz si fryrjet dhe dhimbjet e barkut. Por mollët janë të mbushura me lëndë ushqyese të shëndetshme për zemrën, si flavonoidet një grup fitonutrientësh që vlerësohen për përfitimet e tyre të panumërta shëndetësore, duke përfshirë vlerat e tyre antioksiduese dhe anti-inflamatore. Ngrënia e dy mollëve në ditë ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak, sipas një studimi i vitit 2020 i publikuar në “American Journal of Clinical Nutrition”, i cili mund të shpjegojë lidhjen midis mollëve dhe një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës. Fakti që mollët kanë nivel të ulët glikemie që do të thotë se ato lëshohen ngadalë në qarkullimin e gjakut si sheqer i bën ato një zgjedhje të mirë ushqimore për diabetikët, thotë hulumtimi i publikuar nga revista mjekësore BMJ. Ngrënia e mollëve mund të ndihmojë në stabilizimin e niveleve të glukozës dhe energjisë në gjak, madje edhe të përgjysmojë rrezikun e diabetit. Fuqitë antioksiduese dhe anti-inflamatore të mollëve besohet se luajnë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e sistemit imunitar. Hulumtimi i publikuar në “Brain, Behavior and Immunity” vëren se një dietë e pasur me mollë mund të ndihmojë në transformimin e qelizave imune nga ato pro-inflamatore në ato anti-inflamatore, duke i dhënë shëndetit tuaj të përgjithshëm imunitar një nxitje të fortë. rtsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments