Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIUshqime të vështira për t'u tretur

Ushqime të vështira për t’u tretur

Tretja është një proces themelor për trupin tonë, duke na lejuar të thithim lëndët ushqyese që na nevojiten për të qëndruar të shëndetshëm. Por ka disa ushqime që mund të jenë të vështira për t’u tretur për disa njerëz, duke shkaktuar simptoma të tilla si fryrje barku, ngërçe etj. Tretja është një proces themelor për trupin tonë, duke na lejuar të thithim lëndët ushqyese që na nevojiten për të qëndruar të shëndetshëm. Por ka disa ushqime që mund të jenë të vështira për t’u tretur për disa njerëz, duke shkaktuar simptoma të tilla si fryrje barku, ngërçe etj. Ushqimet e pasura me karbohidrate- Orizi, makaronat, donuts etj janë ushqime të pasura me karbohidrate dhe për këtë arsye të dëmshme për trupin sepse shkaktojnë rritje të inflamacionit. Ushqim i përpunuar- Ushqimet e përpunuara irritojnë zorrët me praninë e aditivëve dhe konservuesve. Shembuj të ushqimeve të përpunuara janë buka, djathi, toni ose fasulet e konservuara. Ushqim i skuqur- Trupi ka vështirësi në tretjen e ushqimeve të skuqura, të cilat mund të shkaktojnë diarre, fryrje dhe kapsllëk. Ushqim pikant- Ushqimi pikant shkakton fryrje, refluks dhe madje edhe dhimbje stomaku. Shmangni këto ushqime veçanërisht në darkë. Ëmbëlsues artificialë- Sorbitoli është një nga ëmbëlsuesit artificialë më të zakonshëm, i përdorur shpesh për të ëmbëlsuar çamçakëzin dhe ushqimet dietike. Ky ëmbëlsues mund të shkaktojë irritim të stomakut dhe shqetësime të tjera. Alkooli- Alkooli ndikon negativisht në stomak dhe mëlçi dhe mund të shkaktojë urth, refluks acidi dhe në kushte të caktuara edhe cirrozë, ngërçe dhe diarre. Kafe- Kafeina rrit prodhimin e aciditetit në stomak dhe mund të shkaktojë dehidrim. Asnjëherë mos e konsumoni me stomak bosh. Produktet e qumështit- Laktoza mund të nxisë zhvillimin e gazrave, fryrje dhe në disa raste edhe të përzier. Ushqimet e pasura me fibra- Ushqimet e pasura me fibra, si perimet e papërpunuara, thjerrëzat, fasulet dhe orizi kaf, janë të vështira për t’u tretur sepse stomakut i duhet më shumë përpjekje për t’i zbërthyer. Ushqimet acidike- Salca e domates dhe agrumet mund të shkaktojnë acarim të stomakut dhe zorrëve për shkak të përbërësit acidik që përmbajnë. Kujdes edhe nga pijet e gazuara. Shmangni konsumimin e tepërt të këtyre ushqimeve. rtsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments