Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETABreshka e rrallë në bregdetin e Vlorës

Breshka e rrallë në bregdetin e Vlorës

Një breshkë e gjelbër e detit “Chelonia mydas” është gjetur në bregdetin e Vlorës. Administrata e Zonave të Mbrojtura Vlorë në bashkëpunim me qendrën e Peshkimit Oriku, po kujdeset për këtë breshkë, një prej specieve detare mjaft interesante të ujërave të Adriatikut dhe Jonit. “Pas sinjalizimit të marrë nga peshkatarët, specialistët kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për rehabilitimin e saj dhe më tej lënien e lirë në mjediset detare”, thekson ADZM Vlorë. Breshka e gjelbër e detit, njohur ndryshe edhe me emrat breshka e zezë e detit ose breshka e gjelbër e Paqësorit, është një zvarranik i madh uji i familjes Cheloniidae. Ajo jeton në thuajse të gjithë hapësirën detare të globit, sidomos në Atlantik dhe në Paqësor, por edhe në Oqeanin Indian. Karakteristikë e saj është zhgualli në formën e pikës së lotit, ndërsa trupin e kanë të shtypur. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments