Vlera neto e aseteve të fondeve të investimeve arriti rreth 45.06 miliardë lekë në fund të dhjetorit të vitit, duke shënuar ulje me 35,839 milionë lekë ose 43.76%, krahasuar me fundin e vitit 2021. Ekspertët shpjegojnë se rënia e vlerës së aseteve neto lidhet me normat e interesit në treg. Referuar raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), tregu dominohet kryesisht nga investimet në obligacione qeveritare, të cilat përbëjnë 66.52% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 2.02% krahasuar me fundin e vitit 2021. Krahas vlerës së aseteve edhe numri i anëtarëve shënoi rënie gjatë kësaj periudhe. Të dhënat tregojnë se numri i anëtarëve që kanë investuar në fondet e investimit deri në fund të vitit 2022 ishte 28 9,53 me një ulje prej 27.72% krahasuar me 31.12.2021. Gjatë periudhës janar-dhjetor 2022, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre trembëdhjetë fonde investimi. atsh
Fondet e investimeve, vlera e aseteve bie me 43%
RELATED ARTICLES