Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREShkëmbimet tregtare me MV, kryesojnë eksportet bujqësore

Shkëmbimet tregtare me MV, kryesojnë eksportet bujqësore

Eksportet shqiptare drejt Maqedonisë së Veriut shënuan rritje me gati 3 miliardë lekë përgjatë janarit të këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për tregtinë e jashtme, gjatë muajit janar u eksportuan drejt Maqedonisë së Veriut mallra me vlerë rreth 4.4 miliardë lekë. INSTAT bëri të ditur se, gjatë muajit të parë të vitit edhe importet shënuan një rritje me 200 milionë lekë. Referuar të dhënave, importet rezultojnë në shifrat e 818 milionë lekëve, kundrejt 602 milionë lekëve që ishin në janar të 2022-shit. Produktet më të eksportuara vazhdojnë të mbeten produktet e freskëta: domate, tranguj, peshk i freskët, agrumet e freskëta, prodhime brumi etj. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes CEFTA 2006 dhe që nga viti 2011, tregtia mes dy vendeve është liberalizuar dhe operohet pa tarifa doganore. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments