Një ekip i Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, së bashku me gra dhe vajza të Forcave të Armatosura të Shqipërisë organizuan në Tiranë Forumin “Sfidat e sigurisë në Evropë-Gratë, paqja dhe siguria”. Synimi i këtij aktiviteti që mbahet edhe me rastin e festës së gruas është fuqizimi i rolit të grave ushtarake, si pjesë e Forcave të Armatosura. Në aktivitet ishte i pranishëm ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe Komandantja e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, gjeneralbrigade Lisa Hou. Në forumin, që shërbeu edhe si një trajnim për gratë ushtarake për çështje që lidhen me sigurinë e paqen, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi falënderoi Gardën Kombëtare të Nju Xhersit. Peleshi theksoi përparimin që është bërë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë duke hequr kufizimin e pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në ushtri. “Sfidat e sigurisë janë bërë më të mprehta, për më tepër për një rajon si rajoni ynë i Ballkanit Perëndimor, i cili është një rajon ende i brishtë. Kemi një direktivë të OKB për barazinë gjinore, mbi të cilën në 2022 ne hartuam edhe planin e barazisë gjinore në çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjen për një periudhë 10-vjeçare. Ne kemi bërë një progres të rëndësishëm në aspektin e dokumenteve, sepse deri në 2022 ne kemi pasur një kufizim që tanimë duket absurd dhe i tillë ka qenë, pra në Forcat e Armatosura nuk duhet të kishte më shumë se 15 % gra. Tani ky kufizim është hequr. Në planin tonë nuk ka kufizim. Kemi rritje të konsiderueshme të pjesëmarrjes në FA, rritje të titullimit të oficereve të reja, të rritjes së numrit të grave e vajzave në sektorët shumë prioritarë siç është siguria kibernetike, ku 50% janë gra dhe vajza”, u shpreh ministri Peleshi. Komandantja e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, Gjeneral Brigade Lisa Hou foli për sfidat e sigurisë në Evropë që vijnë jo vetëm për shkak të luftës në Ukrainë. Sipas saj, shumë shtete po përballen sot me sfida në sigurinë kibernetike, ndaj edhe vuri theksin në forcimin e bashkëpunimit mes të gjitha vendeve të NATO-s. atsh
Garda e Nju Xhersit trajnim me gratë ushtarake të FA
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on