Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALERënie ortekësh në Qafë Thore-Theth

Rënie ortekësh në Qafë Thore-Theth

Teksa në rajonin qendror dhe jugor temperaturat kanë pësuar rritje, në rajonin verior në lartësinë mbi 1700 m ka pasur reshje dëbore. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar përmes një postimi në rrjetet sociale se, “në Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore shoqëruar me erë të fortë që kanë sjellë rënie ortekësh në trup të rrugës”. ARRSH bën të ditur se grupet e punës po punojnë për pastrimin e aksit nga ortekët. “Po punohet për pastrimin e rrugës nga ortekët me 3 borëpastruese dhe mjete të tjera”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments