Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREJaponia vetëshkatërron raketën pas lëshimit në hapësirë

Japonia vetëshkatërron raketën pas lëshimit në hapësirë

Një raketë e lëshuar nga agjencia hapësinore e Japonisë dështoi menjëherë pas lëshimit të martën, raportuan mediat lokale. ”Agjencia Japoneze e Kërkimit të Hapësirës Ajrore (JAXA) i ka dërguar një urdhër vetë-shkatërrimi raketës së re H3 të vendit, pasi zbuloi probleme pas ngritjes nga Qendra Hapësinore Tanegashima në ishullin Tanegashima në jugperëndim të vendit”, njoftoi Agjencia Japoneze e Kërkimit të Hapësirës Ajrore. Tokio shpreson se ”raketa e re do t’i japë vendit një terren në biznesin gjithnjë e më konkurrues të lëshimit të satelitëve”. Një nisje e planifikuar më parë u ndërpre më 17 shkurt, pak çaste përpara se të ngrihej për shkak të një mosfunksionimi të pajisjeve elektrike. Nisja e raketës fillimisht ishte planifikuar për vitin 2021, por u vonua për shkak të problemeve me një motor të sapo zhvilluar. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments