Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka pranuar se diversantët kundër luftës dëmtuan një avion ushtarak rus zbulues në një aeroport afër Minskut në shkurt. Lukashenko, sundimtari autokratik i Bjellorusisë, fillimisht e kishte mohuar incidentin duke hedhur poshtë raportet dhe duke i konsideruar ato si keqinformime. Aktivistët kundër luftës në Bjellorusi raportuan në fund të shkurtit se kishin dëmtuar avionin me dy drone. Por, Lukashenko konfirmoi sot me vonesë incidentin ndërsa pretendoi se autoritetet kishin arrestuar kreun e dyshuar dhe 20 persona të tjerë pas sulmit. Presidenti bjellorus tha se avioni A-50 u dëmtua në bazën ajrore Machulishchy nga një dron i prodhuar nga Kina, i shitur në dyqanet e zakonshme. Rusia nuk ka komentuar për incidentin. Lukashenko tha se avioni mbeti funksional. “Megjithatë, ne kërkuam nga rusët që ta kthenin këtë avion për një kontroll teknik dhe të na dërgonin një tjetër”, tha ai. Lukashenko tha se komplotistët e tjerë në aktin e sabotimit mbeten të fshehur në bord, ndërsa akuzoi shërbimet sekrete ukrainase për komplotimin e sulmit. atsh