Polonia do t’i dorëzojë Ukrainës 10 tanke të tjera të avancuara luftarake “Leopard 2A4” këtë javë, sipas agjencisë së lajmeve PAP. Më herët, Polonia dorëzoi katër tanke të avancuara të prodhimit gjerman në Ukrainë, në fund të muajit të kaluar. “Vendi do të krijojë gjithashtu një qendër shërbimi për të lejuar riparimet e tankeve të dorëzuara në Ukrainë, njoftoi sot ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Błaszczak përpara një takimi të ministrave të Mbrojtjes të Bashkimit Evropian, në Suedi. Błaszczak tha se mungesa e pjesëve rezervë nga industria gjermane e mbrojtjes për tanket “Leopard 2” është një problem për momentin dhe se ai pret që ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius ta zgjidhë këtë çështje. Błaszczak tha se industria polake e armatimit është e gatshme të përsërisë pjesët e këmbimit, por aktualisht i mungojnë autorizimet e nevojshme për ta bërë këtë. Përveç 14 tankeve “Leopard 2” nga Polonia, një batalion i plotë tankesh ukrainas do të pajiset me tetë tanke të tjera nga Norvegjia dhe Kanadaja dhe gjashtë tanke nga Spanja. atsh
POLONI-10 tanke të tjera “Leopard 2” për Ukrainën
RELATED ARTICLES