Prefekti i qarkut Korçë, Nertil Jole, në vigjilje të Festës së Mësuesit, ka organizuar një donacion prej afro 2000 librash, të cilat i shkuan shkollave dhe Bibliotekës së qytetit. Prefekti falënderoi të gjitha shtëpitë botuese të cilave u ishte drejtuar për bashkëpunim që sipas tij, lidhet drejtpërdrejt me nevojën për rritjen e interesit të të rinjve për librin dhe leximin. Kohë më parë, Nertil Jole u kishte shkruar një letër të gjitha shtëpive botuese që operojnë në Shqipëri, për të vlerësuar mundësinë për të kontribuar me një numër të caktuar librash apo titujsh nga botimet e tyre. Thirrjes së prefektit iu përgjigjën afërsisht gjysma e shtëpive botuese, me një donacion fillestar prej afro 2000 librash, të cilat u inventarizuan nga stafi i institucionit të Prefekturës dhe me pas u dhuruan. “Është e rëndësishme që të rinjtë tanë krahas përqafimit të teknologjisë, të mos e humbasin kontaktin e tyre me librin. Falënderoj të gjitha shtëpitë botuese që iu përgjigjën kërkesës sime dhe pavarësisht numrit të librave me të cilin kontribuan vlerësoj më të rëndësishme ndjeshmërinë e tyre”, ka deklaruar prefekti Jole. Prefekti i qarkut Korçë ka uruar për Ditën e Mësuesit dhe ka shprehur dëshirën dhe shpresën që ky bashkëpunim me shtëpitë botuese të kthehet në një traditë të vazhdueshme. atsh
Donacionin prej 2000 librash në prag të 7 Marsit
RELATED ARTICLES