Friday, October 18, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREOKB: Vendet e zhvilluara të mbledhin 100 miliardë dollarë

OKB: Vendet e zhvilluara të mbledhin 100 miliardë dollarë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bëri thirrje vendeve të zhvilluara që të përmbushin premtimin e tyre për të mbledhur 100 miliardë dollarë për vendet e cenueshme. “Ka ardhur koha që vendet e zhvilluara të përmbushin detyrimet e tyre ndaj vendeve më pak të zhvilluara duke ofruar 0,15 deri në 0,20 për qind të PBB-së së tyre në formën e ndihmës për zhvillim”, tha Guterres në Konferencën e Pestë të OKB-së mbi Vendet më Pak të Zhvilluara (LDC5) në kryeqytetin e Katarit, Doha. “Është koha për t’i dhënë fund epokës së premtimeve boshe dhe për t’i kushtuar vëmendje të mjaftueshme nevojave të vendeve më pak të zhvilluara, të cilat duhet të jenë në qendër të projekteve, prioriteteve dhe investimeve”, shtoi ai. Shefi i OKB-së tha se LDC-të kontribuojnë më pak se 4 për qind të gazeve serrë në botë. “Qeveritë, bizneset dhe shoqëria civile duhet të ofrojnë drejtësi klimatike për ata që janë në vijën e parë të krizës. Epoka e premtimeve të thyera duhet të përfundojë tani”, shtoi ai. Në Doha po mbahet Konferenca e Pestë të Kombeve të Bashkuara mbi Vendet më Pak të Zhvilluara nga 5 deri më 9 mars, me pjesëmarrjen e rreth 6.000 personaliteteve, duke përfshirë krerë shtetesh dhe qeverish. Konferenca synon të diskutohen mënyrat për të ndihmuar vendet më pak të zhvilluara në mbarë botën dhe për të mobilizuar investimet për të avancuar ekonomitë e tyre. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments