Vazhdon të flitet për ChatGpt, softueri popullor i Inteligjencës Artificiale (AI), i cili është kthyer në trendin teknologjik të momentit. Microsoft, i cili ka investuar shumë para, ka vendosur tonin e përgjigjeve të ChatGpt në bisedat me përdoruesit në motorin e tij të kërkimit Bing. Ndërsa OpenAi, kompania që lançoi softuerin në nëntor, ka hapur ndërfaqen e programimit për të gjithë zhvilluesit në mënyrë që kompanitë dhe individët të mund të krijojnë aplikacionet e tyre. Përdoruesit e parë që po testojnë motorin e ri të kërkimit Bing që ka inkorporuar sistemin AI, kanë filluar të aksesojnë një cilësim që i lejon ata të vendosin disponimin e përgjigjeve të krijuara si rezultat i pyetjeve të tyre. Kështu, motori i kërkimit i mundësuar nga ChatGpt do të jetë në gjendje të përgjigjet në një mënyrë të balancuar, kreative dhe precize. Sipas Microsoft, 90% e testuesve të Bing me ChatGpt duhet të kenë tashmë akses në funksion. Një ekzekutiv i Microsoft-it postoi një pamje të ekranit të opsioneve, por theksoi se “Bing mundësohet nga inteligjenca artificiale, kështu që gabimet janë të mundshme” dhe gjithsesi sigurohuni që “të kontrolloni faktet”. Ndërkohë OpenAi, organizata që zhvillon ChatGpt dhe në të cilën Microsoft ka investuar, sipas shtypit, rreth 10 miliardë dollarë, ka hapur API-në e saj, ndërfaqen programuese të chatbot-it, për të gjithë zhvilluesit. atsh
Microsoft me aplikimin e ChatGpt
RELATED ARTICLES