Deri në orët e mesditës, territori shqiptar do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat do të sjellin në zonat malore përgjatë kufirit Lindor reshje të pakta dhe të izoluara shiu e dëbore. Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me shira të dobët dhe lokalë në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe ato bregdetare nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta POR pa reshje. Gjatë natës pritet përmirësim i motit në të gjithë vendin KU kthjellimet dhe vranësirat do të MBETEN domiante. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim 2 – 3 ballë.