Përsa i përket, Republikës së Kosovës, vijon nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferik në pothuajse gjithë territorin KU kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore në zonat veri-veriperëndimore. Orët e mbrëmjes dhe nata MBETEN në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta POR pa reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulëta në `të gjithë Kosovën. Territori i MV; do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe reshje të pakta dëbore. POR mbetet problematike dhe parametrei i erë ku herë pas here do të jetë e fuqishme. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke bërë që e gjithë republika e MV të dominohet nga kthjellime, vranësira të dendura dhe lagështirë të lartë në ajër. Zhvillimi i një cikloni të fuqishëm në veri të Europës me ndikim deri në qendër të kontinentit do të kushtëzojë në këto rajone mot me vranësira dhe reshje dëbore KU më të dendura do të jenën në skandinavi dhe më pak në Alpet e Europës. Po ashtu, do të vijojjnë brigjet e detit të zi dhe pjesërisht brigjet e Egjeut nën dominimine reshjeve të shiut dhe stuhive të erës. NDERSA pjesa më e madhe e Europës do të PARAQITET nën dominimin e masave ajrore të qëndrushme duke sjellë mot të kthjellët dhe rritje graduale të temperaturave.