Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Shtunë 4 Mars 2023

Rajoni,Europa Moti-E Shtunë 4 Mars 2023

Masat ajrore me origjinë Veri-veriperëndimore do të përfshijnë pothuajse të gjithë rajonin e Ballkanit duke sjellë dhe në kosovë mot të paqëndrueshëm si edhe rënie të temperaturave të ajrit në të dy vlerat ekstremale ditore. Po ashtu do të vijojnë vranësirat e dendura të dominojnë në Kosovë përgjatë gjithë ditës, KU edhe lagështira në ajër do të jetë e lartë duke bërë që i ftohi të ndjehet më shumë. Republika e MV do të vijojë të dominohet nga masat ajrore të paqëndrueshme të cilat do të gjenerojnë reshje shiu e dëbore në pothuajse të gjithë territorin, KU më të theksuara reshjet do të jenë në zonat Veriore. Ndërsa në skajin Jugor do të ketë edhe rrbehse shiu. Po ashtu edhe në territorin e MV do të ketë forcim të ndjshëm të parametrit të erës ku në momente të vecanta era do të arrijë deri ne 55 km/h. Vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit do të jenë nën mbizotërimin e motit të ftohtë dhe reshjeve të dendura të dëborës. Gjithashtu me reshje dëbore PARAQITEN Alpet e Europës si edhe disa zona përreht tyre. Brigjete detit Egje do të dominohen nga moti i vranët dhe reshjet e shiut të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Ndërsa, gadishulli Iberik, ishujt britanikë si edhe gadishulli i ballkanit do të jetë në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments