Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIProgrami i Kodimit, deri tani 2005 aplikime

Programi i Kodimit, deri tani 2005 aplikime

Në Programin e Kodimit për të rinjtë, i hapur në janar të këtij viti, deri tani kanë aplikuar 2005 të rinj. Sipas një njoftimi të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, në Programin e Kodimit janë regjistruar deri tani 2005 aplikime, nga të gjithë ata që synojnë ta orientojnë karrierën e tyre në profile të sigurta për të ardhmen në tregun e punës. Të rinjtë mund të aplikojnë në disa programe si: kodim, robotikë, elektronikë, realitet virtual, shkencë të dhënash, siguri kibernetike, dizajn softuerësh, zhvillim aplikacionesh, programim kompjuterik, inteligjencë artificiale. Programi i kodimit përveç subvencionimit do të ofrojë dhe ndërlidhje me tregun e punës, për të thjeshtëzuar bashkëveprimin mes profilizimit të të rinjve e tregut të punës si dhe për të mundësuar oferta punësimi për të rinjtë me paga të krahasueshme me tregun ndërkombëtar, menjëherë pas përfundimit të kursit. Subvencionimi nga ana e qeverisë shkon deri në 50 % të kostos, ndërsa për disa kategori më vulnerabël shkon deri në 100 %. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments