Sarajeva ishte sërish mëngjesin e sotëm në krye të listës së qyteteve më të ndotura në botës. Sipas të dhënave zyrtare të faqes së specializuar për matjen e cilësisë së ajrit ”IQ Air”, sot në mëngjes indeksi i cilësisë së ajrit në kryeqytetin boshnjak ishte 152. Në Evropë, vetëm Krakovi (Poloni) dhe Budapesti (Hungari) janë më të ndotur në krahasim me Sarajevën. Qytetarët e Sarajevës kanë marrë njoftime nga organet kompetente që personat me probleme të frymëmarrjes dhe zemrës, gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre. atsh
Sarajeva mes qyteteve më të ndotura të botës
RELATED ARTICLES