Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA​Szunyog: Situata është e ndërlikuar dhe e paqëndrueshme

​Szunyog: Situata është e ndërlikuar dhe e paqëndrueshme

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, vizitoi sot veriun e Kosovës, dhe pati një sërë diskutimesh me përfaqësues të ndryshëm serbë, e po ashtu edhe shqiptarë të Kosovës, zyrtarë që dhanë dorëheqje nga institucionet nëntorin e kaluar dhe ata që mbetën në detyrë. Kështu thuhet në njoftimin e Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovës, ku më tej theksohet se gjendja aktuale nuk është e qëndrueshme dhe se paqja e brishtë duhet të zëvendësohet me siguri dhe stabilitet për të gjitha komunitetet që banojnë atje “Ndërsa situata në veri është e ndërlikuar, është e qartë për të gjithë se gjendja aktuale nuk është e qëndrueshme dhe se paqja e brishtë duhet të zëvendësohet me siguri dhe stabilitet për të gjitha komunitetet që banojnë atje. Megjithëse shumë çështje ende duhet të zgjidhen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE, këto mund të trajtohen vetëm nga institucionet dhe nga brenda institucioneve”, ka thënë Szunyog. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments