Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTModric dhuron fanellën e tij për viktimat e tërmetit në Turqi

Modric dhuron fanellën e tij për viktimat e tërmetit në Turqi

Futbollisti kroat Luka Modric i Real Madridit dhuroi fanellën e Kombëtares së Kroacisë për qytetarët e prekur nga tërmetet në Türkiyen jugore. Modric dërgoi në ambasadën turke në Zagreb fanellën me numrin 10, të cilën e veshi në ndeshjen e parë ndërmjet Kroacisë dhe Marokut në Kupën e Botës FIFA 2022 të mbajtur në Katar. Ambasadori i Türkiyes në Zagreb, Yavuz Selim Kıran, në llogarinë e tij në rrjetet sociale, tha: “Faleminderit, Modric! Lojtari i Real Madridit dhe i Kombëtares Kroate, Luka Modric, fanellën që ka veshur kundër Marokut në ndeshjen e parë të grupeve të Kupës së Botës Katar 2022 e dhuroi në Ambasadën tonë që të ardhurat të shkojnë për viktimat e tërmetit”. Në video-mesazhin e tij, Luka Modric tha: “Qëndroni të fortë, ne jemi me ju dhe po lutemi për ju”. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments