Sunday, April 20, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORT​Euro 2024, Kosova përballet me Bosnjë-Hercegovinën

​Euro 2024, Kosova përballet me Bosnjë-Hercegovinën

Selektori i Kombëtares së Kosovës në Hendboll, Bujar Qerimi ka shpallur të martën listën me emrat e hendbollistëve në të cilët llogarit për dy ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën. Kombëtarja jonë e pret Bosnjë-Hercegovinën më 8 mars në Prishtinë, ndërsa ndeshja tjetër me boshnjakët është më 12 mars në Tuzlla. Kosova e Bosnjë-Hercegovina janë në Grupin 7 të kualifikimeve për Euro 2024. Të dy Kombëtaret i kanë humbur ndeshjet e para, ndërsa ndeshjet e ndërsjella vlerësohen vendimtare për vendin e tretë, që mund të dërgojë në Evropian. Synimi i Kombëtares sonë është vendi i tretë në grup, ndërsa shumë e rëndësishme vlerësohet ndeshja e 8 marsit në Prishtinë. Kombëtarja grumbullohet më 5 mars në Prishtinë. Selektori Qerimi ka ftuar 19 lojtarë në grumbullim. Ka të rikthyer e po ashtu emra të rinj. Janë kthyer kapiteni Valon Dedaj, Bujar Ramosaj e Shaban Zogaj, ndërsa Ardin Berisha e Elvir Muqa janë emra të rinj në Kombëtare. Mali i Zi dhe Sllovenia udhëheqin në grup me nga katër pikë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ