Turneu ‘UEFA Development U-16’ për vajza do të ngrejë siparin e shumë turneve që do të zhvillohen në Shqipëri gjatë këtij viti. Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë në bashkëpunim me UEFA-n disa turne zhvillimorë, si edhe disa turne të fazave kualifikuese për djem e vajza, apo edhe turneun ‘Elitë’ për djemtë e moshës U-17. E do të jetë pikërisht turneu zhvillimor për vajzat e moshës nën 16 vjeçe, të drejtuara nga Agustin Kola që do të nisin këtë fushatë ‘turnesh’ në Shqipëri. Përveç Shqipërisë U-16, në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Kosovës, Andorrës dhe Moldavisë dhe të gjitha takimet do të zhvillohen në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamzë nga data 7 deri më 12 mars. Turneu do të nisë më 7 mars, ku ndeshja e parë do të jetë Kosovë – Andorra, me sfidën që nis në ora 11:00, teksa në po të njëjtën ditë Shqipëria e Agustin Kolës do të përballet me Moldavinë në ora 14:30. Takimet e dyta të turneut do të zhvillohen më 9 mars, me Andorra – Moldavi që është planifikuar të luhet në ora 11:00 dhe Shqipëri – Kosovë në ora 14:30. Sfidat e treta dhe të fundit në grup do të luhen më 12 mars, me Shqipërinë që do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Andorrës në ora 09:30 dhe Moldavi – Kosovë në ora 12:30. Në ditët në vijim, trajneri i ekipit kombëtar të vajzave U-16, Agustin Kola do të zbardhë edhe listën me futbollistet e thirrura për këtë turne. Prej disa javësh, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë përgatitjet e duhura për ta organizuar sa më mirë këtë turne të rëndësishëm europian për moshat, teksa bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyer edhe me UEFA-n që vijon t’i besojë institucionit të futbollit shqiptar aktivitete kaq të rëndësishme sportive. Kalendari i plotë i ndeshjeve ‘UEFA Development U-16’ 7 mars Kosovë U-16 – Andorra U-16, 11:00 ‘Qendra Sportive e Ekipeve Kombëtare’, Kamzë Shqipëri U-16 – Moldavi U-16, 14:30 ‘Qendra Sportive e Ekipeve Kombëtare’, Kamzë 9 mars Andorra U-16 – Moldavi U-16, 11:00 ‘Qendra Sportive e Ekipeve Kombëtare’, Kamzë Shqipëri U-16 – Kosovë U-16, 14:30 ‘Qendra Sportive e Ekipeve Kombëtare’, Kamzë 12 mars Shqipëri U-16 – Andorra U-16, 09:30 ‘Qendra Sportive e Ekipeve Kombëtare’, Kamzë Moldavi U-16 – Kosovë U-16, 12:30 ‘Qendra Sportive e Ekipeve Kombëtare’, Kamzë atsh
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on