Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESHBA: TikTok rrezik i mundshëm për sigurinë kombëtare

SHBA: TikTok rrezik i mundshëm për sigurinë kombëtare

Uashingtoni e ka përshkruar sërish aplikacionin kinez të mediave sociale TikTok si një kërcënim të mundshëm për sigurinë kombëtare. Shtëpia e Bardhë ndaloi të hënën aplikacionin e mediave sociale, në pronësi të kompanisë private me bazë në Kinë ByteDance, në telefonat qeveritarë. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha në një konferencë për media se aplikacioni “paraqet një problem”. “Ne kemi shqetësime për këtë pasi lidhet me të dhënat e amerikanëve – mbledhjen e të dhënave të amerikanëve dhe rrezikun e mundshëm të sigurisë kombëtare”, tha ajo. Një projektligj u prezantua të premten në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA që do t’i lejonte presidentit Joe Biden të ndalonte TikTok në të gjithë vendin. Komiteti i Punëve të Jashtme votoi në favor të projektligjit. “TikTok është një kalë Troje i ditëve moderne i Partisë Komuniste Kineze që përdoret për të vëzhguar dhe shfrytëzuar informacionin personal të amerikanëve”, tha ky komitet. Projektligji duhet ende të kalojë në Senatin e SHBA, si dhe në pjesën tjetër të Dhomës, përpara se Biden ta nënshkruajë atë. TikTok tha në një postim në Twitter se një ligj i tillë do të kishte një ndikim të rëndësishëm negativ në të drejtat e fjalës së lirë të miliona amerikanëve që përdorin dhe e duan aplikacionin. Administrata e Biden kishte njoftuar më parë se agjencitë qeveritare kanë 30 ditë për të siguruar që aplikacioni video të mos përdoret më në telefonat e shërbimit dhe pajisjet e tjera. Pekini ka kritikuar ndalimin e SHBA, duke akuzuar Uashingtonin për represion ndaj kompanive të huaja. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments