Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa vraanësirat më të fokusuara do të jenë në zonat malore dhe në Veri të Shqipërisë duke rrezikuar shira të dobët. Parashikohet që orët vijuese të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu përgjatë zonave në shtrirjen perëndimore si edhe reshje shiu e dëbore në zonat malore. Gjatë natës pritet përmirësim gradual i motit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënië më 1-2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.