Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREEscobar: Kosova duhet ta themelojë Asociacionin

Escobar: Kosova duhet ta themelojë Asociacionin

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Kosova e ka kuptuar se duhet të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në një bashkëbisedim virtual me gazetarë, Escobar, tha se Asociacioni është një obligim i Kosovës që duhet të nis menjëherë të zbatohet, por nuk dha afate për një gjë të tillë. “Ky (Asociacioni) është, siç thashë, një detyrim, është pjesë e marrëveshjes së Brukselit. Është pjesë e kësaj marrëveshjeje të re bazë, është pjesë e politikës së çdo vendi të QUINT-it dhe është në konkluzionet e këshillit. Pra, ky është një realitet, është një fakt objektiv se kjo është ajo që kërkohet nga Kosova që ajo të ecë përpara në procesin e saj të integrimit evropian. Pra, pyetja është se sa shpejt do të ndodhë, dhe sa shpejt qeveria e Kosovës do ta pranojë këtë, dhe ta pranojë atë obligim. Tani, jam i bindur se me këtë marrëveshje bazë, me marrëveshjen që kemi arritur dje, ka një mirëkuptim nga pala kosovare që kjo duhet bërë. Pra, nuk dua të vendos afate dhe specifika që është në thelb një proces i lehtësuar nga BE-ja dhe një proces politik i brendshëm. Por dua të them që diskutimet për implementimin e tij duhet të fillojnë menjëherë”, tha ai. Ai tha se shpreson që Kosova dhe Serbia të zbatojnë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilin dy palët u pajtuan më 27 shkurt në Bruksel. “Dua të them dy fjalë për takimin e djeshëm. Është e vërtetë që në konsultim me partnerët tanë evropianë, qeveria e Serbisë dhe ajo e Kosovës, liderët e Serbisë dhe Kosovës ranë dakord për të ecur përpara në një propozim të BE-së për normalizim ndërmjet dy palëve. Ne e mbështesim atë, megjithëse ishte një hap i rëndësishëm, puna e vështirë për zbatimin e marrëveshjes për aneksin zbatues mbetet ende, dhe ne ende duam t’i shohim të dy palët të ecin përpara në këtë, në një bazë të përshpejtuar”, shtoi ai. Sipas tij, propozimi evropian s’ka të bëjë me njohjen reciproke, por tha se ky element nuk është harruar pasi të gjitha vendet e rajonit ballkanik duhet të njohin njëri-tjetrin. “Ne duam të sigurohemi që të mos ketë konfuzion në lidhje me qëndrimin tonë për propozimin evropian për normalizimin. Tani, propozimi evropian nuk ka të bëjë me njohjen reciproke, ka të bëjë me normalizimin, dhe ne donim ta bënim të qartë se kjo është aq sa i përket kësaj marrëveshje. Por vetëm pse e mbështesim këtë marrëveshje në këtë kohë të caktuar, nuk do të thotë se nuk besojmë se për të qenë rajoni i shëndetshëm dhe përfundimisht dhe plotësisht i dalë nga ngjarjet e viteve ’90, ne besojmë se të gjitha vendet e rajonit duhet të njohin njëri-tjetrin dhe të kenë marrëdhënie të plota, marrëdhënie të plota dhe pozitive mes njëri-tjetrit. Pra, kjo është arsyeja që ne e vendosëm fjalën, që inkurajojmë fjalën dhe eventualisht t’i shtohet kjo, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë se ne nuk po kërkojmë të ndryshojmë draftin e propozimit evropian, por që nuk e kemi harruar atë që në fund të fundit do të donim të ndodhte në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Escobar. Sa i përket nenit shtatë të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ku flitet edhe për formimin e një statusi të Kishës Ortodokse Serbe dhe një niveli të vetëqeverisjes, Escobar tha se kur flasim për asociacionin e komunave me shumicë serbe, po flasim për një nivel të vetë-menaxhimit që nuk do të ndërhynte në rendin kushtetues të Kosovës, strukturën ligjore të Kosovës, apo funksionalitetin e Kosovës. “Kur flasim për asociacionin e komunave me shumicë serbe, po flasim për një nivel të vetë-menaxhimit që nuk do të ndërhynte në rendin kushtetues të Kosovës, strukturën ligjore të Kosovës, apo funksionalitetin e Kosovës. Por ne duam të sigurohemi që ato komunitete të mund të bashkohen dhe të punojnë së bashku për të gjetur ekonomi për gjërat që komunat tashmë i bëjnë, dhe për t’i bërë ato për komunitetin e tyre në gjuhën serbe. Unë nuk mendoj se ka ndonjë gjë të frikshme për këtë dhe mendoj se ka shumë vlefshmëri në kërkesën e tyre për ta bërë këtë. Dhe sa i përket Kishës Ortodokse Serbe, ka një diskutim të tillë si në dialogun e Brukselit ashtu edhe në këtë marrëveshjen aktuale. Kështu që unë mendoj se palët mund të kenë një konsideratë evropiane për grupet minoritare dhe për kishën. Për sa i përket angazhimit të vazhdueshëm në dialog, unë parashikoj që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të vazhdojnë të jenë prezente në rajon deri në momentin kur vendet të hyjnë në Bashkimin Evropian, në atë moment ne nuk do të jemi të nevojshëm. Por ndërkohë ne duam të jemi partnerë me vendet e rajonit, duam t’i mbështesim ato në zhvillimin e tyre demokratik dhe ekonomik. Kështu që unë mendoj se do të ketë një rol për Komunitetin Ndërkombëtar në të dy vendet për një kohë”, tha ai. I pyetur për mundësitë që të themelohet një Asociacion edhe për shqiptarët në serbi, ai tha se aktualisht kjo nuk është pjesë e dialogut dhe se përfshirja e kësaj varet nga BE-ja. “Tani futja e palëve të tjera dhe strukturave të tjera në dialog do të varet nga Bashkimi Evropian dhe procesi i lehtësuar evropian. Pra, unë personalisht besoj se mënyra më e mirë përpara për atë Komunitet është të këmbëngulë që të drejtat e tij dhe mirëqenia e komunitetit të tij të trajtohen nëpërmjet marrëdhënieve të tij me qeverinë që i përfaqëson ato. Siç e thashë, unë nuk flas në emër të Bashkimit Evropian se nëse kjo duhet të përfshihet në dialog apo jo. E vetmja gjë që mund të them është se aktualisht nuk është pjesë e dialogut”, atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments