Këshilli i Ministrave vendosi sot trajtimin me pagë minimale të naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit. Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u shpreh se ky vendim vjen në vijim të paketave sociale të qeverisë shqiptare. “Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin e rëndësishëm për përcaktimin e procedurave të marrjes së pagesës së barabartë me pagën minimale për punonjësit e Ballshit për një periudhë 6- mujore deri në muajin korrik. Ky vendim vjen si pjesë e paketave sociale të qeverisë shqiptare në mbështetje të naftëtarëve të Ballshit”, tha ajo. atsh
Pagë minimale për naftëtarët e Ballshit për 6 muaj
RELATED ARTICLES