Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Eterna Bellezza” riinterpretimi i skulpturës neoklasike

“Eterna Bellezza” riinterpretimi i skulpturës neoklasike

“Eterna Bellezza”, ekspozita fotografike e cila qëndroi hapur në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar gjatë muajit shkurt, tërhoqi një numër të lartë vizitorësh. Ekspozita u promovua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë dhe e sjellë në Tiranë nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës. Eterna Bellezza (bukuri e përjetshme) erdhi si një riinterpretim i skulpturës neoklasike. Ekspozita bëri bashkë Mimmo Jodice dhe Antonio Canova, dy artistë italianë të periudhave të ndryshme: një nga skulptorët më të mëdhenj të neoklasicizmit evropian dhe një nga interpretuesit më të mëdhenj të fotografisë bashkëkohore. Kjo lidhje u interpretua si ajo që bashkon idealen dhe realen, trupin dhe shpirtin, materien dhe imazhin. Mimmo Jodice interpreton 17 skulptura të Canova-s me 51 shkrepje, nga të cilat katër ose pesë kushtuar çdo vepre arti. Ai zgjedh prespektiva dhe këndvështrime duke mbajtur një shkallë 1:1 midis detajeve skulpturore në fokus dhe madhësisë së printimit fotografik. Nisur nga legjenda se Antonio Canova, kur ua prezantonte punët e përfunduara klientëve të tij, e bënte atë në errësirë ​​dhe vetëm me dritën e një qiri, në të njëjtën mënyrë Jodice përpiqet t’ia kthejë shikuesit këtë pamje nga afër, me një vendosje mjeshtërore të burimeve të dritës dhe një hulumtim të kujdesshëm stilistik. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments