Fuqizimi i mëtejshëm i vranësirave do të sjellë rrebehse shiu si edhe breshër në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës. Në zonat veri – verilindore do të ketë edhe reshje të pakta dëbore. Parashikohet që nën ndikimin e vranësirave konvektive si edhe rrebesheve afat-shkurtra të shiut të vijojë edhe pasditja. Stuhitë e forta të erës do të mbeten prezente përgjatë gjithë – 24 orëshit. Një celulë e fuqishme vranësire e vendosur mbi Republikën e MV do të sjellë në këtë rajon, shira të rrëmbueshëm dhe herë pas here në formë breshëri. Nuk përjashtohen edhe reshjet e dëborës në zona të thella malore, pasi temperaturat e ajrit janë disa gradë nën zero. Parashikohet që kushte e motit të paqëndrueshëm të vijojnë deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim i përkohëshëm i motit duke sjellë ndërprerje të reshjeve si edhe intervale të shkurta me kthjellime. Aktivizimi i një qendre të fuqishme ciklonare në jugperëndim të kontinentit do të vijojë të prodhojë reshje të dendura shiu e dëbore dhe stuhi të forta ere në gadishulli Iberik si edhe në jug të francës. Po ashtu, vijon prezent cikloni mesdhetar duke sjellë në brigjet e italisë si edhe gadishullin e Ballkanit reshje shiu e dëbore shoqëruar herë pas here me stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike. NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit do të dominohet nga kushte të qëndrueshme amtosferike KU kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare do të jenë dominante.
Rajoni,Europa Moti-E Mërkurë 1 Mars 2023
RELATED ARTICLES