Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKreditimi i ekonomisë në vlerën 16.5 miliardë lekë në janar

Kreditimi i ekonomisë në vlerën 16.5 miliardë lekë në janar

Kreditimi i ekonomisë shënoi vlerën 16.5 miliardë lekë në muajin janar 2023. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, për muajin janar kreditimi shënoi rënie me 14%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ekspertët mendojnë se frenimi i kreditimit është rezultat i rritjes së normave të interesit në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Ndërkohë në totalin e kreditimit, segmenti i individëve vazhdon të shfaqë ritme më të larta të rritjes, me 12.6% më shumë krahasuar me një vit më parë. Në segmentin e biznesit rritja e portofolit është ndjeshëm më e vogël, me 3.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments