Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 130 testime, nga të cilët 2 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID-19, në bashkinë e Durrësit dhe Vlorës. Sipas MSHMS-së, janë 141 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. “Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”, informon Ministria. “Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,751 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim. ATSH