​Kurti : Drejt normalizimit të marrëdhënieve

0
3

Kryeministri Albin Kurti pas takimit në Bruksel ka deklaruar se “jemi në rrugë të mbarë dhe njëanëshme të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për fqinjësi të mirë evropiane”. “Sot patëm një takim pozitiv konstruktiv në Bruksel dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm. Unë më herët kam thënë që është bazë e mirë për diskutime të mëtejme dhe është platformë specifike për të ecur përpara dhe tani ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit për çfarë do të ketë edhe diplomaci por do të ketë edhe takim të radhës të nivelit të lartë diku nga mesi i muajit mars, me ndërmjetësimin e Borrell dhe Lajçak”, tha Kurti pas takimit. ATSH