Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Martë 28 Shkurt 2023

Shqipëria Moti-E Martë 28 Shkurt 2023

Deri në orët e mesditës, territori shqiptar do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shumta, të cilat do të sjellin në zonat malore reshje të pakta dhe të izoluara shiu e dëbore në zona të thella malore. Parashikohet që orët e pasdites të rrezikojnë nga shirat zonat jugperëndimore, kryesisht në qarkun e vlorës duke lënë pjesën tjetër të vendit me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Gjatë natës i gjithë vendi do të jetë në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëbores ne zonat malore POR intensiteti i tyre do të jetë i ulët. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, POR mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar në Adriatik dhe Jon dallgëzim 2 – 3 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments