Territori i Kosovës do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të sjellin reshje të pakta dhe të izolujar shiu e dëbore, kryesisht në zonat kufitare me malin e zi dhe shqipërinë. POR mbetet problematike parametri i erës Ku herë pas here do të jetë e fuqishme deri në 60 km/ h. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin zhvillim të vranësirave dhe shirave në të gjithë republikën e Kosovës. Përsa i përket, Republikës së MV, vijon nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferiek në pothuajse gjithë territorin KU vranësirat do të jenë dominante duke gjeneruar herë pas herë reshje shiu e dëbore. Orët e mesditës do të sjellin intervale me kthjellime. Parashikohet që gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës vranësirat të pësojnë sërisht zhvillim duke rrezikuar reshje shiu me intensitet mesatar dhe t ulët. Temperaturat e ajrit do të pësojne rënie të ndjeshme në orët e mesditës. Kalimi i një fronti të pasur me lagështirë nga gadishulli Apenin drejt ballkanit do të kushtëzojë në këto rajone mot me vranësira dhe reshje shiu si edhe stuhi të forta ere KU më problematike situata paraqitet në Ballkanin verior dhe veriperëndimor Ku reshjet do të jene më intensive. Po ashtu, do të vijojnë brigjet e detit të zi dhe pjesërisht brigjet e Egjeut nën dominimin e reshjeve të shiut dhe stuhive të erës. NDERSA ishujt britanikë, vendet skandinave si edhe pjesa më e madhe e Europës qëndrore PARAQITEN nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke duke sjellë mot të kthjellët POR temperatura relativisht të ulëta.
Rajoni,Europa Moti-E Martë 28 Shkurt 2023
RELATED ARTICLES